Botë

Haradinaj optimist: Brenda dhjetë ditëve, Kosova me qeveri të re

11.08.2017 14:20

Kandidati për kryeministër të Kosovës, Ramush Haradinaj, i nominuar nga koalicioni i PAN...

Kandidati për kryeministër të Kosovës, Ramush Haradinaj, i nominuar nga koalicioni i PAN, ka thënë se Kosova brenda 10 ditëve të ardhshme do të ketë qeverinë dhe institucionet e reja. Haradinaj, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, thotë se me mbështetjen e partisë politike Aleanca Kosova e Re, Kosova do të ketë një Qeveri gjithëpërfshirëse.

Ai pohon se kandidati i vetëm për postin e kryetarit të Kuvendit të Kosovës është Kadri Veseli.

“Ka një reflektim të spektrit politik, ashtu siç e thash më herët, dhe besoj që në këto ditët që po vijnë, në këto 10 ditë do të jemi në gjendje që t’i marrim vendimet e duhura për të konstituuar Kuvendin, t’i zgjedhim organet e Kuvendit dhe njëkohësisht edhe formimin e Qeverisë”.

Sipas Haradinajt, duhet  vullnet politik i Vetëvendosjes dhe i LDK-së që  të lejojnë një të drejtë që PAN-i e ka nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese, duke marrë pjesë në votim.

Pra, mos marrja pjesë në votim ose mosvotimi i kryeparlamentarit është bërë shkak i kësaj gjendjeje. Për fat, gjendja ka evoluar, pra nuk jemi në atë gjendjen e ngurtë.

Haradinaj e sheh si të  mirëseardhur, pozicionin e ri i AKR-së, së bexhet  Pacollit, që sipas tij, pas një kohe të caktuar, të zhbllokohet krijimi I  institucioneve të Kosovës , në këtë rast, konstituimin e Parlamentit dhe formimin e Qeverisë.