Maqedoni

Riaktivizohen zjarret në Pollog, Aliti: 400 intervenime gjatë verës

11.08.2017 14:42

Temperaturat e larta gjatë këtyre ditëve kanë aktivizuar përsëri disa zjarre në Pollog...

Temperaturat e larta gjatë këtyre ditëve kanë aktivizuar përsëri disa zjarre në Pollog ku është dashur më një herë intervenimi I Njësisë Territoriale Kundër zjarrit.
 
Kjo njësi, deri tani ka intervenuar mbi 400 herë në shuarjen e zjarreve, numër ky që është rritur dukshëm nga viti paraprakë.
 
Nga kjo njësi thonë se edhe pse intervenimet në lokalizimi e zjarreve nuk kanë qenë të lehta,  kanë arritur që të mbrojnë pasurit e banorëve të rrezikuar anga zjarret e Pollogut.
 
Aliti bën apel tek qytetarët që të jenë më të kujdesshëm dhe të bëhen pjesë e mbrojtjes së natyrës jo të jetë shkaktarë për prishjen e saj.
 
Njësia Territoriale Kundër zjarrit në Tetovë edhe pse me një kapacitet jo të mjaftueshëm të inventarit të punës,gjithmonë ka qen në krye të detyrës. Kjo njësi e zjarrfikëseve në Tetovë thuajse mbulon tërë komunat rurale të Pollogut.
 
Disa herë banorët e disa komunave si ajo e Zhelinës , Bervenicës, Tearcës , dhe e Bogovinës kanë kërkuar që në këto komuna të ketë pika të zjarrfikësve , por një gjë e tillë nuk ka ndodhur.
 
Nga NJTKZ  thonë  se komunat rurale përveç që nuk formojnë pikat e zjarrfikësve, ata edhe nuk ndajnë mjete për financimin e NJTKZ në Tetovë.
 
VISAR SADIKI