Maqedoni
Universiteti “Nënë Tereza” MASH : Sigurohen mjetet për projektin ideor
11.08.2017 15:05
Me ribalansin e buxhetit janë siguruar mjetet financiare për projektin ideor të Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup...

Me ribalansin e buxhetit janë siguruar mjetet financiare për projektin ideor të Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup dhe nga java e ardhshme pritet të hapet konkursi për zgjedhje ideore.
Kampusi i UNT-së, pritet të ndërtohet në lokacionin pranë Kazermës Ilinden.
“Tanimë i përfunduam elementet e mundshme të projektit ideor dhe aspketet teknik, këto ditë ishte faza e ribalansit duhej siguruar mjete për projektin ideor tani këtë mjete janë siguruar dhe nga java tjetër e hapim konkursin për zgjidhje ideore të në vendin e destinuar sic e dini më parë”, shprehet rektor i UNT-së, Aziz Pollozhani.
MASH dhe UNT do të duhet të merren vesh se kush do ta hapë konkursin për projektin ideor.
“Ne në marrëveshje me Univesitetin do vendosim se kush pasiqë është Universiteti publik mundet që në aspekt ligjor të hapë edhe UNT. Por këtë do ta definojmë bashkarisht Ministria dhe Universiteti. Dikund 4 milion e 900 mij denarë janë për fazën e projektit ideor”, shprehet zv/ministri i arsimit Visar Ganiu.
Konkursi për punësimin e profesorëve dhe administratës në UNT, ende vazhdon.
MASH ka dhënë leje për 43 ligjerues dhe asistent dhe 20 puntor të administratës.
Nga 15 gushti do fillojë afati i parë për regjistrimin e studentëve për këtë vit akademik, ku janë paraparë 1580 vende të lira në 5 fakultetet e tij.
UNT prej sot hapi edhe qendrën informative për studentët.
FLUTURA LATIFI
