Maqedoni

Mitrevski sërisht sulmon Carovskën, po përzihet në punën e lëvizjes sindikaliste; MPPS: Akuzat të pabaza, lexoni mirë ligjet

11.08.2017 15:34

Kryetari I lidhjes së sindikatave Zhivko Mitrevski vazhdon me akuzat në adresë të ministres së punës dhe politikës...

Kryetari I lidhjes së sindikatave Zhivko Mitrevski vazhdon me akuzat në adresë të ministres së punës dhe politikës sociale Mila Carovska të cilën vazhdon ta akuzojë se me  vendimet e saj,  po ndërhyn në punën e sindikatës.
 
MItrevski përkujtoi Carovskën në konventat ndërkombëtare të lëvizjeve sindikaliste.
 
"Vendimet e Mila Carovskës nga 4 gushti nuk janë asgjë e re madje janë në kundështim me konventat ndërkombëtare të punës. neni dy dhe katër për për lirinë e organizimit sindikalist, ësshtë I qartë se ndalohet rreptësisht çfardo përzierje në pjesën e autonomisé sé levizjes sindikale", shprehet kryetari i LSM-së, Zhivko Mitrevski.
 
Por Ministria e Punës dhe Politikës sociale ka demantuar Mitrevskin.
 
“Akuzat e Mitrevskit janë të pa baza , të pa argumentuara dhe të pa vërteta kanë deklaruar nga ministria. Vendimin që ministria e shpalli të anuluar është në bazë të nenit 124 të ligjit për procedurë kontestimore e jo të ligjit për mardhënie pune siç thot Mitrevski”, thekson MPPS në reagim.
 
GYLTENE SINANI