Maqedoni
Lëvizja “Besa”, ndal politizimit të inst. arsimore e shkencore
11.08.2017 15:56
Lëvizja Besa gjykon politizimin e institucioneve shkencore dhe arsimore në Maqedoni , sidomos tek shqiptarët...

Nga Besa thonë se politizimit të këtyre institucioneve, tashmë i është bashkangjitur edhe LR-PDSH, e cila deri dje shante BDI-në pikërisht për këtë politizim.
Reagimi i Besës vjen pas informacioneve që nga kjo parti thonë se janë të konfirmuara, se partneret qeveritar janë marrë vesh që të ndajnë institucionet arsimore dhe shkencore dhe sipas kësaj marrëveshjeje, instituti për Trashigëmi Kulturore dhe Shpirtërore të Shqiptarëve , do ti takojë LR-PDSH-së.
“Nëse dëshiron të shohësh fytyrën e vërtetë të dikujt, jepi pushtet dhe sot shifet qartë politizimi që I bëhet arsimit dhe shkencës në RM vecanërisht arsimit dhe shkencës shqipe… Nëse partnerët qeveritar në këtë mënyrë ndajnë institucionet shkencore dhe arsimore, atëherë kush do ta marrë Akademinë e Shkencave dhe Arteve, kush do ta marrë Universitetin Shën Qirili dhe Metodi, kush do ta marrë Institutin e Gjuhës Maqedonase, Universitetin e Tetovës, Nëna Terezë, Institutin e Letërsisë Maqedonase dhe të studimeve sociologjike”, shprehet deputeti i lëvizjes “Besa”, Zeqirija Ibrahimi.
Lëvizja Besa përkujton se drejtoret e insitucioneve shkencore apo rektoret e universiteteve, janë poste që zgjidhen nga organe të brendshme të këtyre institucioneve, e në asnjë mënyrë zgjedhja e tyre nuk mund të jetë pjesë e ndarjes së kulaçit qeveritar .
GAZMEND REXHEPI
