Zgjedhjet lokale, KSHZ: Afati i fundit për listat, 14 shtatori
Në funksion të organizimit dhe mbajtjes së Zgjedhjeve Lokale më 15 tetor, Komisioni Shtetëror Zgjedhor...

Në funksion të organizimit dhe mbajtjes së Zgjedhjeve Lokale më 15 tetor, Komisioni Shtetëror Zgjedhor, u është drejtuar të gjitha komunave, që të sigurojnë kushte teknike dhe hapësinore përkatëse për punën e komisioneve zgjedhore komunale.
Sa i përket afatit të fundit për paraqitjen e listave për kandidatë për Zgjedhjet Lokale, KSHZ njofton se në pajtim me Afatin për kryerjen e veprimtarisë zgjedhore, afati përfundimtar është 14 shtator 2017, e jo 9 shtatori 2017, siç u publikua në një pjesë të mediave.
11 gushti ndërkohë, ishte afati i fundit , brenda të cilit mediat e shkruara dhe ato elektronike ishin të obliguar t’i dorëzojnë çmimoret në Entin Shtetëror për Revizion dhe Komisionin Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, kurse radidifuzerët t’i dorëzojnë në Agjencinë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele.
