Maqedoni

Zgjedhjet lokale, Memeti: S’kemi kuadro të monitorojmë procesin

11.08.2017 16:50

Për shkak të mungesës së kuadrove është vënë në pyetje monitorimi i procesit zgjedhor, si dhe hapja e linjës telefonike falas...

Për shkak të mungesës së kuadrove është vënë në pyetje monitorimi i procesit zgjedhor, si dhe hapja e linjës telefonike falas, nga zyra e Avokatit të Popullit.

Avokati I Popullit, Ixhet Mehmeti, ka diskutuar reth problemeve  edhe me përfaqësues të zyrës së OSBE-së, në Shkup, të cilët I  njohu  me  sfidat me të cilat përballet institucioni dhe veçanërisht për gatishmërinë për ndjekjen e zgjedhjeve lokale.

Memeti thotë se në kontekst të rëndësisë dhe nevojës për mbrojtje më të fortë të së drejtës zgjedhore të qytetarëve, konform mundësive të institucionit, qytetarëve gjithsesi do t’ju mundësohet mbrojtja e të drejtës së tyre zgjedhore.

Memeti informoi se dukshëm është përmirësuar komunikimi i organeve dhe institucioneve të cilat monitorohen nga ana e Avokatit të Popullit, por dhe se, përskaj ndryshimeve të bëra ligjore , për shkak të mungesës së kapaciteteve dhe mospërputhjes së rregullave ligjore, është bërë i pamundshëm zbatimi i tyre praktik.