Maqedoni

“El Hilal”, synetim falas për 400 fëmijë, bashkëpunim mes Çairit dhe Bursës

11.08.2017 17:22

Organizata humanitare “El-Hilal”, edhe sivjet vazhdoi me synetim falas të fëmijëve...

Organizata humanitare “El-Hilal”, edhe sivjet vazhdoi me synetim falas të fëmijëve, në bashkupim me  qytetin e  Bursës  dhe komunën e Cairit.
 
Është hera e 14 që Organizata Humanitare El Hilal organizon synetimin për fëmijë e familjeve që nuk kanë mundësi të bëjnë një gjë të tillë me financat e tyre.
 
Janë 400 fëmijë që përfituan nga ky aktivitet, I cili shihet edhe si një urë bashkëpunimi mes  dy popujve.
 
“Do të pajtoheni edhe ju me mua se është një gëzim I madh të organizosh nji dasëm për kryefamiljaret per femijët që në masën më të madhe janë jetimë,  ata asnjëherë nuk do ta harojnë dhe do te mbetet gjithmone në kujtesat e tyre”, shprehet Behuxhidin Shehapi nga O.H. “EL HILAL”.
 
“Ne  jemi  shumë të lumtur që kemi mundësinë  të organizojmë edhe nji numer shum te madh te evenimenteve tjera ne bashkëpunim me institucionet tuaja dhe me tepertë  përforcojmë mardhëniet e mrekullueshme mes dy qyteteve,  marrë  parasysh se në qytetin e Burses kemi shumë qytetarë me prejardhje nga keto troje dhe kjo edhe me teper I perforcon  urat miqsore  dhe vllezeris  mes dy komuniteteve dhe mes dy popujve”, shprehet zv/kryetari i qytetit të Bursës, Abdulkader Karlek.
 
Të kënaqur me këtë organizim janë edhe prindërit. 
 
“I falemderojmë  shumë. Jam I knaqur , gjithë  femijet janë të disponuar  Ju faleminderit”… 
 
“Un mendoj qe eshte nje organizim I qelluar shkaku I familjeve te vobekta dhe   kryhet ceremonia e synetimit falas.  Sigurisht qe I jemi shum faliminderues organizates joqeveritare “EL HILAL””, shprehen prinderit.
 
El HILAL – i përveq synetimit falas nga mjek të specializuar, siguruan veshje tradicionale të synetisë për të gjithë fëmijët, peshqeshe për familjet  një program të begatshëm dhe një drekë simbolike për të gjithë të pranishmit.
 
ARDITA IMERI