Maqedoni
Nxehet debati, VMRO: Shumica provokon incident, LSDM : Zvrlevski ju duhet që të mbuloni krimet
11.08.2017 18:05
XHAFERI: Derisa ju flisni në kor , nuk do ta merni atë ashtu.
DIMOVSKI: Kush jeni ju?
XHAFERI : Unë jam kryetar I Kuvendit dhe unë e udhëheq seancën Ilija Dimovski. Nëse të intereson se kush jam unë, unë jam Talat Xhaferi dhe unë jam kryetar I Kuvendit...

Kjo ishte një pjesë e debatit në vazhdimin e seancës për shkarkimin e prokurorit publik Marko Zvërlevski. VMRO-DPMNE sërisht kërkoi që mos të debatohet rreth prokurorit public Marko Zvërlevski por kjo nuk hasi në mirkuptoim të kryeparlamentarit Xhaferi me çka situata u tensionua.
VMRO akuzoi Xhaferin se nuk po respekton rregulloren e Kuvendit dhe po provokon opozitën.
“Neve po na bëhet e qartë se ka tendencë për futjen e Kuvendit në një incident të ri. Ajo ndodhi para dy ditëve kur për here të fundit poatëm séance, po ndodhi edhe sot me provokimet që bëheshin nga ana e zotit Talat Xhaferi dhe nga ana e disa deputetëve, ku zoti Xhaferi aspak nuk reagonte. Do të kisha dashur të apeloja të futet një rend, në aspekt të respektimit të rregullores, ligjit dhe respektim të Kushtetutës, asgjë më tepër”, shprehet deputeti i VMRO-DPMNE-së, Ilija Dimovski.
Sipas VMRO-së opozitare , shumica kërkon të shkarkojë kryeprokurorin , që të ndalen akuzat kundër saj dhe për të tërhequr vëmendjen nga temat e rëndësishme , marrëveshja me Bullgarinë, ligji për dygjuhësi dhe zjarret në vend.
Kjo po bëhet sepse kryeprokurori Zvërlevski ka ngritur akuza kundër disa perësonave në krye të shumicës parlamentare dhe kundër zotit Zoran Zaev, në bazë të dëshmive të cilat janë të vërtetuara në hetim, për rastet “Puç” dhe “Mitmarrja”.
Nga LSDM akuzojnë VMRO-në se me anë të Zvërlevskit mundohen që të mbrojnë veten nga krimi që kanë bërë gjatë qeverisjes të partisë së Gruevskit.
“Thatë se qeveria I ka cituar vetëm bazat ligjore për shkarkimin e Zvërlevskit. Ajo është ashtu sepse Zvërlevski I përmbush të gjitha, në mënyrë jo të ndërhgjegjshme, jo të matur dhe në mënyrë kundërligjore e kryente funksionin e tij, dhe ne këtë e kemi thënë më shumë herë. Thoni se këshilli I prokurorëve publik e ka mbështetur punën e tij, po normalisht që do ta mbështesë për shkak se ajo është zingjiri për mbrojtje të krimit tuaj”, shprehet deputeti I LSDM-së, Pavle Bogoevski.
Debati në Kuvend për shkarimin e prokurorit public, vazhdon që nga muaji I kaluar.
ERSAN PAJAZITI
