Botë

Aksident në Egjipt, pëprlasen dy trena, mbi 20 të vdekur

11.08.2017 18:48

Të paktën 21 persona kanë humbur jetën dhe mbi 50 të tjerë janë plagosur si pasojë e përplasjes së dy trenave në Egjipt...

Sipas autoriteteve, njëri nga trenat udhëtonte nga Kajro dhe një tjetër nga Port Said.

Trenat u përplasën kokë më kokë në qytetin bregdetar.

Ekipet e emergjencës janë në vendngjarje. Ende nuk ka asnjë informacion për shkaqet e aksidentit hekurudhor.

Ndërkohe autoritetet po hetojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes se rende.