Debat për shkarkimin e Zvërlevskit
Debati kuvendor për shkarkimin e kryeprokurorit, Marko Zvrlevski...

Debati kuvendor për shkarkimin e kryeprokurorit Marko Zvrlevski vazhdoi edhe këtë të shtunë, ndërsa vazhduan edhe kerkesat e deputewtëve të VMRO-DPMNE-së se debate duhet ndërprerë pasi tanimë janë shpallur zgjedhjet likale.
Poashtu deputetët e VMRO-së vlerësuan se debati për shkarkimin e Zvërlevskit po bëhet për të defokusuar vëmendjen e opinionit nga zjarret, deponia e Strugës, apo mosrealizimin e premtimve të qeverisë.
“Digjet gjysma e Maqedonisë nuk ka zgjidhje, minsitri i pylltarisë në Spanjë. Digjet Struga dy muaj 70 mijw qytetarw thithin tym kancerogjen nuk po mund të shuajnë mbeturina të thjeshta. Para dy javësh Zoran Zaev në mbledhje të qeverisë tha se do të shuhet zjarri në Strugë, paraprakisht e dërgoi Ramiz Merkon, Jani Makradulin, Zoran Shapuriqin dhe Lupço Nikollovskin askujt asgjë, njerëzit vazhdojnë të ngulfaten deponia digjet” – tha Vllatko Gjorçev nga VMRO-DPMNE.
Por deputeti i LSDM-së Petar Atanasov vlerësoi se që Maqedonia të shkoj përpara duhet të marrin fund instalimet e VMRO-së në sistemin e drejtësisë dhe institucionet tjera.
“I nderuar kryetar zoti Xhaferi, kolege zonja Saturavska, gjat kohës së[ fushatës kemi dhënë besën, kemi dhënë fjalën, për bashkëjetesë për një shoqëri, për barazi, për më shum para dhe të drejta për qytetarët, për më pak privilegje për pushtetin, këtë po e realizojmë.Që maqedonia të shkojpë përpara patjetër të përfundojmë me instalimet tuaja në gjyqësi, prokurori në shum struktura shtetërore” – tha Petar Atanasov nga LSDM.
Propozimi për shkarkimin e Zvërlevskit është parashtruar nga Qeveria për shkak, të punës jo profesionale dhe siç thuhet paaftësisë që ai të kryerj funksionin e kryeprokurorit.
