Shkup, 105 vjetori i çlirimit nga forcat e Hasan Prishtinës

12.08.2017 15:36

12 gushti i sivjem shënon 1005 vjetorin e çlirimit të Shkupit nga kryengritësit shqiptar në krye me Hasan Prishtinën....

12 gushti i sivjem shënon 1005 vjetorin e çlirimit të Shkupit nga kryengritësit shqiptar në krye me Hasan Prishtinën.

Çlirimi i Shkupit nga forcat shqiptare në vitin 1912 është i një rëndësi të madhe për shkak se prej këtu filloi shpallja e pavarsisë së shtetit shqiptarë, pasi Shkupi në atë kohjë ishte kryeqendra e Vilajetit të Kosovës, u tha nga pasardhësit e familjeve Prishtina e Boletini, por edhe nga historian të cilët në përkujtim të kësaj ngjarjeje historike, vendosën lule te përmendorja e Hasan Prishtinës në Shkup.

Me këtë rast shpalosën edhe mozaikun e ri me figurat emblematike shqiptare në Sheshin, Skënderbeu. 

“Po e shenojmë këtë solemnitet përkujtimi të çlirimit të shkupit qël për mua është një date e vacant. Njëkohësisht u bë edhe inaugurimi i muralit i cili i përfshin në kronologji të gjitha periudhat historike, duke filluar nga lidhja e Lezhës, Lidhja e Prizrenit 28 nëntori dhe lufta e lavdishme e UÇK-së” – tha stërnipi i Hasan Prishtinës, Mehmet Prishtina.

“Mendoj se Shkupi është një nga qytetet i cili na mbledh në vazhdimsi dhe çdo vit ne do të fillojmë dhe unë i thëras të gjithë që të marin pjesë në mënyrë masovike ta nderojmë çlirimin e Shkupit. Do të thotë sot u bënë 105 vjet ku stërgjyshërit tanë kanë ardh këtu dhe kanë çliruar Shkupin” – u shpreh stërnipi i Isa Boletinit, Gazmend Boletini.     

“Shkupi  si kryeqendër e Vilajetit të Kosovës për ne të gjithë ka rëndësi të jashtëzakonshme. Për mua është shumë e rëndësishme që edhe figura e Afrimit është e përjetësuar në këto murale”  - deklaroi  Sylë Zhitia, vëlla i dëshmorit Afrim Zhitia.

Ndërtimi i mozaikut në sheshin Skenderbeu në Shkup, se bashku me shtatoren e Skenderbeut dhe Hasan Prishtinës, si dhe me muzeun, përbëjnë kompleksin Gjerjg Kastriot Skenderbeu, i cili do të jetë institucion më i madh sa i përket historisë shqiptare dhe figurës së Skenderbeut vlerëson drejtori i ITSHKSHM-së, Skender Asani.  

“Me muralin që po e shohim këtu pas meje, i cili rumbulakson të gjithë historinë e shqiptarëve në Ballkan për shtetformësi. Ky vend po i bashkangjitet edhe muzeu lartë i hapur i cili është në formën e plisave por edhe shtatorja e Hasan Prishtinës dhe e gjithë kjo do të formulohet me formimin e kompleksit memorial me emrin e Skenderbeut” – tha drejtori i ITSHKSH, Skender Hasani.                                                                                                                                                                           Me vlerësim të ngjashëm edhe historiani Nebi Dervishi.                                                                           

Mozaiku është një kryevepër e cila e jetëson historinë kombëtare duke filluar nga shekulli i 15, e duke ju dhënë peshë Besëlidhjes së Lezhës, Lidhjes së Prizrenit dhe duke i pasqyruar edhe figurat eminente të Rilindjes Kombëtare” – u shpreh historiani, Nebi Dervishi.                                                                                                  

Familjarët e kryengritësve shqiptarë gjithashtu apeluan që të punohet edhe më tej për të rikthyer dhe orientuar poltikën në drejtim të Shkupit, si kryeqendër prej ku gjithmonë janë udhëhequr politikat shqiptare. (Ersan Pajaziti, TVM2)