VMRO DPMNE, interpelancë për ministrin e kulturës

12.08.2017 15:47

Deputetët e VMRO-DPMNE-së kanë dorëzuar edhe një interpelancë...

Deputetët e VMRO-DPMNE-së kanë dorëzuar edhe një interpelancë, kësaj rradhe për punën e ministrit të kulturës, Robert Allagjozovski.

Deputetja eVMRO-së, Ane Llashkoska, në një deklaratë në Kuvend tha se menjëherë pas marrjes së funksionit ministër i kulturës nga Allagjozovski, në Maqedoni mund të vërehet një dukuri e regresit në kulturë dhe zhvillimin kulturor, si pasojë e, iniciativave në drejtim të partizimit të kulturës, seleksionim dhe diskriminim i artistëve dhe veprimtarëve kulturor dhe moskujdesit ndaj investimeve në kulturë. “Një nga vendimet e para të Allagjozovskit ishte shkurtimi i 30 milionë denarëve nga fondet e Ministrisë së Kulturës dhe ndalja e kërkimeve arkeologjike. Janë shkurtuar edhe 30 milionë shtesë nga shuma e dedikuar për veprimtari në kinematografi, ose madje gjysma e buxhetit të paraparë për financim të projekteve të filmit me konkurs në Agjencinë për film. Më tej, Allagjozovski formon këshilla, grupe pune, dhe emëron këshilltarë pa kompetenca dhe përplot me urrejtje kundër monumenteve kulturore që ka ndërtuar qeveria e VMRO-së’, tha Llashkoska.

VMRO DPMNE deri tani ka parashtruar interpelancë edhe për ministrin e Financave Dragan Tevdovski, minsitren e punës dhe politikës sociale Milla Carovska, dhe ministrin e ambientit Sadulla Duraki.