Indi, vdesin 60 fëmijë në një spital
12.08.2017 16:35
60 fëmijë kanë humbur jetën në një spital në shtetin indian Utar Pradesh....

60 fëmijë kanë humbur jetën në një spital në shtetin indian Utar Pradesh për shkak të encefalitis dhe problemeve me dërgesën e oksigjenit.
Autoritetet nuk përjashtojnë mundësinë që bilanci të mund të jetë edhe më i madh. Zyrtarët thonë se po hetohet rasti, ndërsa prindërit e fëmijëve pohojnë se arsyeja për rastet e vdekjes është mungesa e rezervave të oksigjenit.
Midis fëmijëve, të cilët kanë vdekur ka foshnja, por edhe fëmijë deri në moshën 12 vjeçare.
Përfaqësuesi lokal shëndetësor deklaroi se të paktën dhjetë fëmijë në spitalin “MRD Medial kolexh” kanë vdekur nga encefalitis, sëmundje e cila shkakton ndezje në tru.
