Luboteni, 16 vite nga masakra e vitit 2001
Kështu ishtë mëngjesi i 12 gushtit i vitit 2001 për lubotenasit....

Kështu ishtë mëngjesi i 12 gushtit i vitit 2001 për lubotenasit. Frika dhe ankthi nga krismat qe zgjuan banoret e Lubotenit edhe sot pas 16 viteve mbetet I pa harruar. Dhimbja për 10 civilëve të vrarë asesi nuk i lë vend harresës.
Aso kohe u arrestuan dhe keqtrajtuan mbi 100 banorë të tjerë, me arsyetimin se në fshat ishin të pranishëm pjesëtarë të UÇK-së, ndërsa u dogjën edhe 14 shtëpi të fshatit.
Jemi këtu në fshatin Luboten para pllakës përkujtimore të civilëvë të vrarë më 12 gusht të vitit 2001, ku nga granatimet pësuan 10 civilë në mesin e të cilëve edhe një fëmijë I moshës 6 vjeqare.
10 viktimat e masakrës së Lubotenit janë: Erxhan Aliu, Dalip Murati, Muharem Ramadani, Memet Memeti, Rami Jusufi, Xhelal Bajrami, Kadri Jashari, Bajram Jashari, Sulejman Bajrami dhe Atulla Qaili. Banorët e Lubotenit thonë se në 12 gushtin e vitit 2001 përjetuan tmerrin dhe humbën më të afërmit.
"Babën ma kanë vra atë kohë. Ishte situatë e rëndë… Pasoja ka edhe fëmijët kanë trauma, ata e dinë se gjyshi ka ndëruar jetë në atë ngjarje. Nuk kemi pasuar asnnjë ndihmë prej shtetit. Shteti I ka dërguar ato ne nuk i kemi dërguar ato”.
“Ma mir mos ta kujtojmë, por nuk harrohet lehtë. Ata thonë që ka pasur UCK- në fshat nuk ka pasur asgje të kishtë pasur ata nuk do të kishin kaluar lehtë, as nuk do të mund të hyshin në fshat. Vranë fëmijë, vranë qka gjetën në udhë”.
“Viti 2001 ishte kijamet për ne, na masakruan, na dogjën. Kam kusheririn i cili u vra në Matejq. Kemi trauma, kemi mërzi.Për krimet e kryera ndaj civilëve shqiptarë” – thanë disa nga banorët e Lubotenit, të intervistuar nga ana e TVM2.
Për masakrën në Luboten të Shkupit, tribunali ndërkombëtarë për krime lufte dënoi me 12 vjet burg ish-pjesëtarin e lartë të forcave të sigurisë maqedonase, Johan Tarçullovski, , ndërsa i akuzuari i parë ish-ministri i Brendshëm, Lube Boshkovski u lirua nga akuza.
Johan Tarçullovski pas mbajtjes së 8 viteve burg tanimë ndodhet në liri, ndërsa edhe pse i dënuar për krime lufte tanimë dy mandate Tarçullovski zgjidhet deputet në rradhët e VMRO DPMNE-së. (Gazmend Kurtishi, TVM2)
