Albanologët, Instituti të evitojë gabimet gjuhësore
Zbatimi i ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe do të kontrollohet nga dy institucione...

Zbatimi i ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe do të kontrollohet nga dy institucione Agjencia për zbatimin e gjuhëve dhe Inspektorati Shtetëror në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë.
Sipas Analistit Bekim Kadriu, këto ndryshime ligjore janë në favor të zbatimit të gjuhës shqipe sepse përvoja e deritanishme ka treguar se institucionet janë arsyetuar me atë që nuk ka pasur mjete të mjaftueshme apo përkthyes për zbatimin e gjuhës shqipe. Ai më tej shton se në të dyja institucionet duhet vendosur persona cilësor për zbatimin e ligjit.
“Institucionet ende nuk janë krijaur flas për agjensionin dhe inspektoratin dhe duhet të krijohen të vendosen persona të përshtatshëm dhe cilësor të cilët do kenë për qëllim ybatim të mirfilltë të ligjit ppër përdorim të gjuhës shqipe që do të conte edhe në prëdorimin cilësor nga vetë qytetarët për të cilët është miratuar ky ligj” – tha analisti, Bekim Kadriu.
Ndërkohë sipas Albanologut Avzi Mustafa Inspektorati do të përcjellë gabimet drejtshkrimore për tu evituar , dhe të respektohet gjuha letrare shqipe.
“Ky inspektorat do ketë detyrë kryesore të të gejë të gjitha gabimet drejtshkrimore ose teknike dhe ti ndjek që ato të evitohen dhe nëse ato nuk evitohen parashihet që në ligj që të ketë sanksione për ata që nuk e shkruajnë dhe flasin gjuhën shqipe” – u shpreh Avzi Mustafa.
Ndërkohë për Institucionet që nuk do respektojnë ndryshimet ligjore parashihen gjoba prej katër deri në pesë mij euro. (Flutura Rahimi, TVM2)
