DMSH, disa zjarre aktive në vend
Në Maqedoni gjatë 24 orëve të kaluara janë shfaqur....

Në Maqedoni gjatë 24 orëve të kaluara janë shfaqur edhe dy zjerre të reja, nga të cilët njëri është ende aktiv.
Njësia territoriale e zjarrfikësve në Kriva Pallankë informonë se në zjarrin e shfaqur rreth orës 17, në fshatin Dllaboçicë, nga zjarri është përfshirë një sipërfaqe prej nëntë hektarësh, ndërsa në zjarrin që ka nisur sot në mëngjes në fshatin Gradec, ku nën zjarr janë dy hektarë pyll me pisha dhe drunj gjethrënës.
Zjarri në fshatin Gradec është shuar plotësisht sot rreth orës 9 të mëngjesit, ndërsa për zjarrin në fshatin Dllaboçicë ende punohet në terren.
Në shuarjen e zjarreve janë përfshirë edhe ekipe të NP ‘Pyjet e Maqedonisë’ dhe ndërmarrja e pyjeve ‘Osogova’.
Siç njoftojnë nga shtabi operativ i Drejtorisë për Mbrojtje dhe shpëtim zjarre aktive ka edhe në Kavadar në fshatin Mrezicko, Në Kërcovë në fshatin Lavcani, në Gurgunicë të Tetovës, Makedonski brod në fshatin Gresnica dhe Rastes, Në Veles mbi fshatin Bogomila, Në Strugë në fshatin Bogojci, Në Prilep në fshatin Nikodin.
Siç bën të ditur DMSH dy avionë të kësaj drejtorie po intervenojnë në Makedonski Brod dhe në fshatin Rastez. (Arlinda Baftiu, TVM2)
