Ndryshimi drastik i temperaturave, mjekët: Ndikon negativisht në shëndetin e njeriut
Mjeket thonë se gjatë kësaj periudhe më së shumti ndihmë kërkojnë personat....

Ndryshimet drastike të motit dhe rënja e temperaturave nuk nxisin probleme vetëm tek personat me sëmundje kronike por tek të gjitha kategoritë e njerëzve.
Mjeket thonë se gjatë kësaj periudhe më së shumti ndihmë kërkojnë personat që kanë probleme me frymëmarrjen si dhe personat me sëmundje kardiovaskulare. Por ata që e ndjenë para kohë këtë ndryshim, janë meteopatët tek të cilët dalin në pah smundjet të ndryshme.
“Ndryshimi i klimës ndikon tek të gjitha kategoritë nga më i riu deri tek më I vjetri. Ndryshimet klimaterike ndikojnë më shumë tek njerëzit e quajtur “metereopat”, ato më shumë i ndjejnë këto ndryshime. Simptomet më të zakonshme që i ndjejnë parashikuesit e motit janë dhimbje koke, nervozizmi, depresioni, kanë dhimbje në nyje, të kockave, disa prej tyre me anë të shenjave reaguese të trupit parashikojnë ndryshimet e motit” – tha mjeku, Orhan Islami.
Simptomet tek meteopatët ndahen në disa grupe: simptome psikologjike, fizike, si dhe të organeve të ndryshme.
“Në simptomet psikologjike janë lodhja, ndryshimi I menjehershëm I disponimit, përgjumëshmëri, plogështi dhe mungesë gjumi. Tek simtomet fizike shfaqen dhimbjet e kokës, migrena të ndryshme, marramendje,si dhe dhimbjet reumatike”. Gjithashtu shfaqen edhe përkeqësim të të gjitha sistemeve në organizëm posaqërisht në sistemin e zemrës, funksionimi I shpejtë I zemrës, rrahje e shpejtë dhe tension i lartë i gjakut” – u shpreh mjeku, Orhan Islami.
Për ti reduktuar këto probleme personat me sëmundje kronike duhet ta marrin terapinë e caktuar nga mjeku me rregull, nëse kanë përkeqësism të gjendjes shëndetësore duhet të kontaktojnë mjekunë amë.
Gjithashtu të gjithë personat duhet të dalin jashtë në orët e mbrëmjes dhe të mëngjesin për ajër të pastër dhe së paku gjysëm ore në ditë të bëjnë ushtrime fizike. Pemët dhe perimët, ushqimi I shëndetëshëm duhet të jetë në menynë ditore të gjithsecilit nga ne, tha mjeku familjarë Orhan Islami. (Farije Dauti – Bakiu, TVM2)
