Shkup, alarm i rremë për bombë në një bankë
12.08.2017 19:37
Një i punësuar në një bankë në rrugën ‘Naroden Front....

Një i punësuar në një bankë në rrugën ‘Naroden Front’, mëngjesin e sotëm në ora 9:35 ka pranuar dy telefonata nga një person i panjohur, mashkull, i cili duke folur në gjuhën serbe ka thënë ‘Dilni jashtë, ka diçka rreth bankës’, dhe më pas ka shtuar ‘është bombë.
Ekipet e policisë dhe njësitit kundër terrorizmit, menjëherë kanë arritur në vendin e ngjarjes. Pas kontrollit të kryer brenda në ndërtesën e bankës dhe përreth saj, nuk është gjetur pajisje eksploduese. Policia po punon në pastrimin e plotë të rastit dhe gjetjen e personit që ka bërë denoncimin e rremë.
