LSDM, interpelanca për Allagjozovskin absurde
LSDM e ka quajtur absurde interpenancën e ngritur nga VMRO-DPMNE...

LSDM e ka quajtur absurde interpenancën e ngritur nga VMRO-DPMNE për minsitrin e cultures Allagjozovski.
Në reagim nga LSDM, thonë se me këto iniciativa të pabaza dhe absurde për interpelanca,VMRO-DPMNE tregon dëshpërimin e vet dhe dëshirën për të penguar reformat dhe projektet e planifikuara, për të cilat dhanë pëlqim shumica e qytetarëve të Maqedonisë. Me dorëzimin e kësaj interpelance VMRO edhe njëherë vërteton se nuk brengoset vërtet për kulturën dhe për qytetarët e vendit, por tentativat e vetme janë ata për fshehjen e krimit dhjetë vjeçar që udhëheqësie e kësaj partie ka bërë në Maqedoni.
“Ministri i kulturës, Allagjozovski, në vend të qasjes kriminale ndaj kulturës që VMRO-DPMNE e praktikon me vite të tëra, vendos politika të reja, efikase dhe përfshirëse me projekte në kulturë të cilët sjellin përparim dhe mbrojtje të vlerave kulturore”, thuhet në reagimin e LSDM-së.
