16 vjet nga nënshkrimi i MO-së, ka avancim, por ende jo implementim të tërësishëm
Edhe pse Maqedonia me rreth 2 milion banorë është shtet i vogël....

Edhe pse Maqedonia me rreth 2 milion banorë është shtet i vogël, problemet e saj nuk janë pa ndikim në rajon dhe në Europë, shkruan TVM2.
E vetëdijshme për këtë fakt, bashkësia ndërkombëtare u angazhua në vitin 2001, për ti dhënë fund konfliktit të armatosur me një marrëveshje që vulosi paqen. Grupi i dytë më i madh etnik në Maqedoni, ndjehej i diskriminuar në strukturat shoqërore, prandaj u ngrit për të kërkuar të drejtat e tij.
Marrëveshja e Ohrit, duhej ti japë fund këtij diskriminimi. Tashmë ajo është bërë pjesë e Kushtetutës së vendit, por ende kaq vite pas nënshkrimit, edhe përkundër avancimit evident, Marrëveshja e Ohrit nuk është implementuar në tërësi dhe po has në pengesa nga më të ndryshmet. Kjo marrëveshje synon stabilitet , barazi ekonomike, politike, fetare ekulturore, përfaqësim të drejtë në institucionet shtetërore e armatë. Etika kolektive e bazuar në autoktoninë e shqiptarëve dhe maqedonasve, duhet të jetë e bazuar në vlerat pozitive.
Këto angazhime për gjetjen e vlerave të përbashkëta në mes maqedonasve dhe shqiptarëve , do të konkretizohen në tërësi , atëherë kur etniteti më I madh në vend, të kuptojë drejtë, se ky shtet nuk mund të jetë stabil nëse nuk respektohen të drejtat dhe liritë e njeriut, nëse nuk ndërtohet shteti juridik nëse nuk ka mirqënie ekonomike të njejtë për të gjithë. Në tekstin e kësaj marrëveshje precizohet qartë se: "Kjo marrëveshje kornizë do ta promovojë zhvillimin e qetë dhe harmonik të shoqërisë qytetare, duke respektuar njëkohësisht identitetin etnik dhe interesat e të gjithë qytetarëve të Maqedonisë”.
Edhe në vitin 2017, edhe më tej mbeten angazhimet për pikat qe japin kornizën e harmonizuar për sigurimin e ardhmërisë, demokracisë në Maqedoni dhe mundësiminë e zhvillimit të marrëdhënieve më të afërta dhe më të integruara mes Maqedonisë dhe Bashkësisë Euro-atlantike.
Duke u mbështetur në standardet të cilave duhet t’i përmbahet edhe Maqedonia për anëtarsim të plotë në NATO dhe BE, me këto kritere , një pjesë e të cilave dretëpërsëdrejti ka të bëjë me Implementimin e marrëveshjes së Ohrit në të gjitha segmentet dhe me kushtëzimin e ndërtimit të raporteve të mira ndëretnike, pamëdyshje se plotësimi i standardeve të tilla do të ketë domethënien e kuptimit të drejtë të kohezionit të brendshëm ndëretnik dhe pamëdyshje, për këtë çështje duhet të krijohen kushte reale për ndërmarrjen e hapave konkrete, në mënyrë që Maqedonia të jetë shteti i përbashkët i të gjithë përkatësive nacionale që jetojnë në të.
