Tetovë, veturat parkohen vend e pa vend, qytetarët: Nuk ka kulturë komunikacioni
Tetova e ngulfatur nga vetura të parkuar vend e pa vend....

Tetova e ngulfatur nga vetura të parkuar vend e pa vend, edhe përkundër se në disa pjesë është rreptësisht e ndaluar parkimi I veturave ,ata vazhdojnë të parkohen ,më të rrezikuar nga ky fenomen janë rrugët kryesore të Tetovës dhe sheshi “Iliria”. Tetovarët e anketuar nga TVM2, për këtë situate fajësojnë edhe institucionet por edhe qytetarët e tjerë, që sipas tyre kanë kulturë të dobët në komunikacion duke bllokuar rrugët pa nevojë.
AUTORITETET: VENDPARKIME KA, NUK DUAN TË PAGUAJNË PËR PARKIM
Nga komuna e Tetovës janë shprehur se këto vite komuna ka punuar për të gjetur një zgjidhje afatgjatë të këtij problem me vite që ka ekzistuar.
Ata shprehen se vende parkime ka por ata janë të boshatisura, pasi qytetarët nuk duan të paguajnë për shërbimet e parkimit dhe shfrytëzojnë pjesët e ndaluara për parkim.
Nga sektori për punë të brendshme në Tetovë janë shprehur se për të gjithë ato persona që nuk do të respektojnë rregullat e parkimit tolerance do të jetë zero ndërsa dënimet të mëdha.(Visar Sadiki, TVM2)
