Shqiptarët dhe Marrëveshja e Ohrit, Selmani: Duhet avancuar politikat sanksionuese, Zejneli:MO të reflektojë më shumë në gjyqësi
Marrëveshja Kornizë e Ohrit e cila cilësohet si një prodhim historik....

Marrëveshja Kornizë e Ohrit e cila cilësohet si një prodhim historik, mes shqiptarëve dhe maqedonasve për avancimin e çështjes së shqiptarëve në Maqedoni, ndër vite është karakterizuar me batica dhe zbatica në implementimin e saj në praktikë.
Ekspretët e çështjeve juridike vlerësojnë se gjatë çdo marrëveshjeje të arritur duhet të rrespektohet elementi i barazisë.
Profesori universitar Bashkim Selmani thotë për TVM2 se Marrëveshja Kornizë implementimin e saj maksimal e ka arritur në sferën e shkollimit sipëror të shqiptarëve, ndërsa duhet avancuar lëshimet që janë bërë kryesisht me politikat sanksionuese.
Ndërkohë që sa i përket komunikimeve politike mes partive politike, sipas tij ka pasur të arritura por dhe dështime të cilat në kontinuitet duhet të riparuar. Një ndër ato përpjekje është edhe ligji për gjuhën shqipe.
“Nëse bëhet hulumtim dhe analiza më të detajuara për funksionimin dhe implementimin e Marrëveshjes së Ohrit mund ta ndajmë në tri faza : e para është marrëveshja politike , e dyta është ana juridike dhe faza e tretë ka të bëjë me përmbledhjen ekonomik0-socilae dhe kulturore. Sa i përket komunikimeve politike mes partive politike ka pasur të arritura por dhe dështime të cilat në kontinuitet duhet të riparohen. Një ndër ato përpjekje është edhe ligji për gjuhën shqipe . Si tërësi në bazë të studimeve që janë bërë pjesa e qytetarëve sa u përket të drejtës së shkollimit qoft atij universitar, të lartë apo atij fillor ka arritur nivel maksimal të implementimit. Nëse ndalemi tek aspekti gjyqësor shqiptarët nuk e kanë arritur akoma garancinë që jep MO, dhe pjesa e tretë që po ashtu që është esenciale , sa qytetarët e rëndomtë e ndjejnë MO-në, gjërat pozitive që kanë të bëjnë me të dhe pjesa funksionale e saj. Fatkeqësisht duke filluar nga presidenti marrëveshja Korrnizë nuk respektohet, pra kemi disa institucione të cilat nuk e rrespektojnë pjesën që e parashikon Marrëveshja Korrnizë. Pjesa e dytë që flitet për lëshime eventuale dhe pakënaqësia që është krijuar, kemi të bëjmë kryesisht me politikat sanksionuese” – tha profsori universitar, Bashkim Selmani.
Sipas profesorit universitar Jusuf Zejneli zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit shikuar nga tre këndvështrime, ka dallime mes njëra tjetrës në impelementim.
Bartësit e funksioneve publike sipas tij deri tani nuk kanë arritur ta pranojnë në masë të duhur përmbajtjen dhe frymën e saj në sistemin juridik.
Progres ka patur në pjesën e arsimit të shqiptarëve, ndërkohë që konsideron se çështjet e hapura duhet përfundimisht të mbyllen.
“Është aspekti i progresit apo i ndryshimeve pozitive përkatësisht të sferave që ajo ka ariur të depërtojë të realizojë ndryshime në këtë drejtim mendoj që është sfera e shkollit sipërpr të shqiptarëve , çështjet që kanë të bëjnë me gjuheën, simbolet kombëtare si aspektin e përfaqësimit të drejtë edhe pse ballafaqohet me sfida të ndryshme. Aspekti i vështirësive dhe mangësive të cilat kanë të bëjnë me zbatimin praktik të Marrëveshjes së Ohrit, në këtë drejtim që kanë mbetur ende çështje të hapura siç është çështja e veteranëve, çështja e buxhetit, si dhe çështjet që kanë të bëjnë me avancimin e kuadrove shqiptare si dhe të komuniteteve tjera në insitutcionet e sisitemit juridik. Duhet që një herë dhe përgjithmonë të gjitha insittucionet të reflektojnë pozitivisht në aspektin e pranimit dhe zbatimit praktik të ndryshimeve kushtetuese që burojnë nga Marrëveshja Korrnizë të Ohrit ,dhe e cila duhet të meeret dhe të vlerësohet si një e mire progresive si dhe një e mirë e përbashkët që ka të bëjë jo vetëm me shqiptarët por edhe në tërësi edhe me demokratizimin e vendit, si dhe të hapë rrugën po ashtu edhe të ndryshimeve të tjera kushtetuese të cilat në masë edhe më të madhe do të avancojnë të drejtat në veçanti të shqiptarëve në republikën e Maqedonisë” – u shprej profesori universitar, Jusuf Zejneli.
Të dy bashkëbiseduesit konsiderojnë se Marrëveshja Korrnizë nuk parashikon vetëm avancimin e shqiptarëve por dhe demokratizimin e shoqërisë , funksionimin e së drejtës dhe shtetit ligjorë, si një nga kushtet e dhëna edhe nga faktorit ndërkombëtar, realizimi i të cilave garanton integrimin e vendit në strukturat euro-atlantike. (Gazmend Kurtishi, TVM2)
