Zjarr në Çegran të Gostivarit, banorët: Zjarri 100 metra u afrua shtëpive

13.08.2017 15:52

Mbrëmë në orët e vona pas mesnate, është lokalizuar zjarri....

Mbrëmë në orët e vona pas mesnate, është lokalizuar zjarri i cili që paraditën e së shtunës mori hovin e tij duke përfshirë  fshatin Çegran të Gostivarit, njofton “TVM2”. Në shmanigien e rrezikut nga kjo vatër zjarri, kontribut të veçantë kanë dhënë zjarrfikësit e Gostivarit, duke luftuar me flakët me orë të tëra, me ç’rast  disa herë janë kthyer në qytet për ti mbushur cisternat me ujë.

Në shuarjen e zjarri kanë kontribuar edhe banorët e Çegranit, sidomos rinia e cila ishte mobilizuar për të parandaluar rrezikun pasi zjarri po i afrohej fshatit.

Banorët thonë se zjarri në atë pjesë ka qenë aktiv prej katër ditësh dhe pasi është shuar nga zjarrëfikësit përsëri është riaktivizuar mbrëmjen e së dieles. Ata dyshojnë për zjarrvënie të qëllimshme.

“E katra ditë është, sot në mëngjes ra teposhtë dhe vjen teposht. Këndej nga ana e Tetovës, filloi pas dite. Dikush paska kaluar me dhen dhe e kan evidentuar. Tani ka dalur këtu”.

“Sot u bë e katërta ditë, ditë e diell. Ata kan ardhur dy here e kanë fikur, por përsëri niset, ka niset nuk e marrim vesh, ndikon nxeti, flaka është e madhe, distance nga fshati është 100 metra” – deklaruan disa nga banorët e Çegranit, të intervistuar nga TVM2.

Dyshime për zjarrvënie të qëllimshme ka shprehur edhe Qendra për Menaxhim me Krizat në Gostivar, para disa ditësh për zjarrin që përfshiu rajonin e fshatit Jollovcë.  Zjarri kishte mbrëri në Çegran vetëm disa merta larg shtëpive të banueshme. Banorët thonë se zjarri ka ardhur nga fshati Vollkovi, i cili i takon Komunës së Bervenicës. Në vendngjarje kanë dalur edhe përfaqësues të pushtetit local dhe kryeparlamentari Talat Xhaferi. (Lulzim Haziri, TVM2)