Normalizohet situata me zjarrin në Kondovë, banorët: Kishim frikë se do të digjet fshati
Pisha të djegura, kafsh të ngorudhura, shkrumb e hi në disa hektarë....

Pisha të djegura, kafsh të ngorudhura, shkrumb e hi në disa hektarë, janë pamjet që la pas vetes natën e 12 gushtit stuhia e zjarrit që kaploi pyjet e Kondovës së Shkupit. Por pasoj e kësaj stuhie është edhe frika te banorët se zjarri mund të prekte edhe shtëpitë pasi ishte shum afër fshatit.
Sipas banorëve lokal, alarmimi se një pjes e fshatit po digjej ka ndodhur rreth ores 19, mobilizimi ka qenë i menjëhershëm, përpara arritjes së ndihmës institucionale , qytetaret në mungesë të ujit, kanë ndihmuar me mjete të ndryshme në lokalizimin e zjarrit, I cili plotësisht arriti të fiket rreth orës 2 pas mesnate.
Banorët thonë se megjith rrezikun nuk ishin evakuar me qëllim që të ndihmonin në fikjen e zjarrit , ndërkaq pohojnë frikën dhe panikun se zjarri mund të përhapej në drejtim të shtëpive.
“Mendoj se të gjith fshatarët kanë qen në rrezik, port ash për tash është shumë mire pasi që shiu, gjithçka u ndalu. Të gjith kemi dal rreth malit dhe secili me mundsit e veta sa ka mund e ka ndalu. Zjarrëfikësit e kanë bër detyrën e vet, ne me mënyra të ndyshme, kaci dhe gjëra tjera”.
“Fëmija janë trishtu se ne të mëdhenjtë e kuptum se fryma e qojke përpjet, jo në drejtim të fshatit, a ta kishte kthy nga fshati ka qen rrezik”.
“Të rrezikum më keq më nuk ka çka, i gjithë katundi u qua në këmb por kot, zjarrfiksa kishte shum pak, ministrant erdhën pasi u dogj gjithë mali, atëherë kan ardh për reklam. Krejt katundi ka ngarend, kan ardh edhe prej Gllumove, prej Sarajit, ndihma kan ardhë një ndihmë, dy, por ishte pak se zjarr i madh”.
Me sa vonesë kanë ardhur ndihmat?
Këtu kanë qenë, se është kall edhe më heret atje nalt, por kot s’kishte asgje.
A jeni evakuuar mbrëmë?
Jo në ship kemi qenë, krejt këtu se ishte pak më lart zjarri?
Banorët pohojnë se një zjarr më i vogël në po të njejtin lokacion ka ndodhur edhe dy ditë më parë, i njëjti është shuar me intervenimin e qytetarëve ndërsa ndihma e institucioneve ka mungua.
Kur ka ndodhur zjarri i parë qfar hapa ka ndërmarr komuna?
Komuna kurgjë, katundarët e kan fikur vetë, komuna ka ardh mbasi është fik zjarri, ateher kan intervenu me ministrant, mbasi u ndal zjarri.
Gjatë ditës së djeshme qfar ndihme keni pranuar dhe kur ka ardh ndihma?
Von kanë ardhur, vetëm zjarrfiksat kanë ardhur, tjetër askush, kërkuam të vinte ushtria por s’erdhën.
Krahas ankesave të qytetarëve, kryetari i komunës së Sarait, Bekim Murati deklaron se intervenimi me të gjitha kapacitetet institucionale ka qenë i menjëhershëm dhe falë kësaj dhe ndihmës së banorëve dëmi nuk është zgjëruar.
“Institucionet kanë qen në kryerje të detyrës së tyre fal angazhimit profesionist të njësive zjarrfikëse u arrit që zjarri diku rreth orës 2 e 30 pas mesnate të lokalizohet , ekipet e zjarrfikësve dhe agjensioni për mbrojtje dhe shpëtim gjat gjith natës së mbëmshme, kuptohet edhe përfaqësues të komunës së Sarajit , kanë qen në teren dhe kanë vëzhguar situatën” – tha kryetari Komunës së Sarajit, Bekim Murati.
Sipas kreyetarit Murati, shkaqet e shkaktimit të zjarrit do të hetohen nga organet kompetente të cilat do të dalin me deklarat konkrete.
Edhe nga Qendra për Menaxhim me Kriza njoftojnë se ekipet e zjarrëfikësve kanë dalur menjëher në teren dhe me ndihmën edhe të banorëve kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin duke mos lejuar të përhapet në fshatin Kondovë. (Arlinda Baftiu, TVM2)
