Vulin, Serbia nuk do të anëtarësohet në NATO

13.08.2017 17:34

Ministri serb i mbrojtjes Aleksandar Vulin, i ka thënë ministrit të mbrojtjes së Rusisë....

Ministri serb i mbrojtjes Aleksandar Vulin, i ka thënë ministrit të mbrojtjes së Rusisë, Sergei Shoigu, se pozicioni parimor i Serbisë është se edhe më tutje do të mbetet ushtarakisht neutrale.

Siç njoftojnë mediat serbe Vulin, që gjendet në vizitë dyditore në Rusi, ka biseduar me kolegun rus për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes dhe të industrisë ushtarake, në një bazë të armatës afër Moskës.

“Derisa Vuçiq të jetë komandant suprem i ushtrisë dhe president i Republikës së Serbisë, e unë ministër i mbrojtjes, Serbia nuk do të jetë anëtare e NATO-s, e asnjë aleance ushtarake, sikur që nuk do të imponojmë sanksione ndaj Federatës Ruse”, tha Vulin.

Ai ka theksuar se aeroplanët luftarakë rusë të tipit, MIG, arrijnë në Serbi sipas planit, deri në fund të këtij viti.