ARM

Shënohet “Dita e brigadës së aviacionit të ARM-së”

10.06.2014 16:35

Sot në kazermën “Strasho Pinxhur” u shënua 22 vjetori, “Dita e Brigadës së Aviacionit”….

Sot në kazermën “Strasho Pinxhur” u shënua 22 vjetori, “Dita e Brigadës së Aviacionit”.

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Emil Dimitrijevski, me rastin e kësaj dite tha se ushtarët dhe eprorët e Brigadës se Aviacionit të ARM-së në ditën e sotme, para 22 viteve për herë të parë kanë fluturuar me aeroplanin e parë të Brigadës së Aviacionit.

Në periudhën e kaluar, ky lloj i forcave të armatosura u bë shtyllë e fuqishme në mbështetjen e integritetit territorial dhe pavarësinë e Shtetit, ndërsa kontribut të veçantë i është dhënë edhe  mbështetjes së paqes dhe stabilitetit në botë.

“Integrimet euroatlantike edhe më tej mbeten prioritet kryesor në RM-së, si dhe pjesëmarrja jonë në operacionet paqësore. Republika e Maqedonisë e llogarit si një nga partnerët më kredibil të NATO-s dhe BE-së, gjithashtu edhe në të ardhmen ekzistojnë sfida  ndaj të cilave fuqimisht  duhet t’i përkushtohemi”, deklaroi zëvendësministri i Mbrojtjes, Emil Dimitrijevski.

Në të ardhmen, përfaqësuesit e Brigadës së Aviacionit do të jenë lider të rrjedhave bashkëkohore dhe do të shërbejnë si shembull në ARM dhe më gjerë. Dimitrijevski thekson se këtë vit, për herë të parë do të fitojnë edhe pilotët e parë të trajnuar nga Qendra për Stërvitje, të cilët janë trajnuar sipas standardeve më të mira dhe nevojave të aviacionit. (Vlora Latifi-Topojani, TVM2)