Marrëveshja e Ohrit, 16 vite pas nënshkrimit ende pret implementimin

13.08.2017 18:41

Në ditën e sotme, para 16 vitesh u nënshkrua marrveshja e Ohrit...

Në ditën e sotme, para 16 vitesh u nënshkrua marrveshja e Ohrit me të cilën iu dha fund konfliktit të armatosur mes UÇK-së dhe forcave maqedonase. Liderët e atëhershëm Arbër Xhaferi, Imer Imeri, Lupço Georgievski e Branko Cërvenkovski, si dhe presidenti Boris Trajkovski vunë nënshkrimet e tyre në këtë Marrëveshje.

Për arritjen e marrveshjes së Ohrit, me të cilën u avancua pozita e shqiptarëve në vend, kontribut të çmuar dha edhe diplomacia ndërkombëtare, prandaj nënshkrimet e tyre i vunë edhe lehtësuesit ndërkombëtar në dialog - Fransoa Leotar dhe Xhejms Perdju.

Derisa rol të madh pati edhe përfaqësuesi i lartë i BE-së Havier Solana dhe dhe diplomati amerikan Piter Fejt.

Marrëveshja synon stabilitet, barazi ekonomike, politike, fetare, kulturore dhe përfaqësim të drejtë në institucionet shtetërore.

Por edhe 16 vite pas nënshkrimit, impelementimi i saj po ngec në disa sfera.

E tillë është edhe çështja e përdorimit zyrtarë të gjuhës shqipe, pozita e të cilës pritet të avancohet me ligjin e ri për përdorimin e gjuhëve. (Merita Gashi, TVM2)