Nëna e vetme me dy fëmijët apel për ndihmë, 078/274-834
Secili prej nesh është mëshiruar për të lujatur një rol të posacëm në “teatrin të quajtur jetë”....

Secili prej nesh është mëshiruar për të lujatur një rol të posacëm në “teatrin të quajtur jetë”.
Por Sevdije Kryeziu nga Shkupi për dallim nga të tjerët luan dy role. Rolin e nënës që e ka bëkuar vet Zoti dhe rolin e babait që është detyruar ta luaj për shkak të fatit që ia ka ofruar jeta.
Të ecësh nëpër rrugët e jetës e vetme nuk është e lehtë, ajo deri më tani është munduar të bëj të pamundurën për dritën e syrit dy djemtë e saj.
Sevdije Kryeziu punon si mbajtëse e higjenës në një shkollë të rrethinës së kryeqendrës. Ajo tërë jetën e saj ua ka kushtuar dy fëmijëve, por për shkak se të hollat që i marrë nuk janë të mjaftueshme nuk kam arritur të siguroj kulm për familjen time,vijon.
Ata vazhdojne të jetojnë me qera me vite, ndërsa për momentin familja Kryeziu jeton në lagjen Butel 1, në katin përdhes të një shtëpije dhe janë të detyruar të kalojnë ditët dhe netët në një dhomë të mbuluar nga myku.
“Unë kam nisur të dorëzohem edhe prej jetës, pasha zotin kam filluar të dorëzohem, kishte periudha kur lodheshe, sëpaku ta kisha shtëpin skisha gajle më të qerasë” – thotë Sevdije Kryeziu.
Jam sprovuar me djalin e madh Ndriçimin , i cili ka ngecje në zhvillim, por mungesa e vendbanimit më lodh edhe më shumë, pasi nuk kam të ardhme të sigurt për fëmijët e mi thotë me keqardhje ajo.
Sevdije Kryeziu nëna e Ndriçimit zotohet se deri në frymën e fundit do të perpiqet qe ti siguroje ilaçet e nevojshme për të.
Por në pikëpyetje e vë punën e vendbanimit të sigurt thotë për shtëpi nuk mund ti siguroj se do ta ndërtoj. Para 2 vitesh Sevdijes, motra i ka siguruar 150 m2 tokë, në hyrje të fshatit Luboten, ajo ka marrë kredi më qëllim që ti mbuloj harxhimet e dokumentacionit ndërsa me rrogën e ngelur mezi arrin të shlyej shpenzimet mujore.
“Ma ka fal një tokë motra ime është 150 m2, qysh para dy vitesh jam detyruar të hyjë në kredi që ti paguaj noterin për dokumentacionin e nevojshëm, të gjitha vetë i kam bërë, tash nuk më ka ngelur as gjysma e rrogës që e marrë, më kanë thënë mund të fillojsh të punosh, po me çka të filloj, kur nuk kam, nuk kam mundësi, s’kam kushte” – vijon rrëfimin e saj nëna e dy fëmijëve, Sevdije Kryeziu.
Edhe Ndriçimi djali më i madh i Sevdijes beson se bamirësit do tu ndihmojnë për të dalur nga kjo situatë e rëndë që është duke e lodhur dhe ka gllabëruar familjen Kryeziu.
“I lutem Allahut që ta ndërtojmë sa më shpejt shtëpinë, të na ndihmojnë të gjithë që na shikojnë” – u shpreh djali, Ndriçim Kryeziu.
Ndihmesa jonë do ti zbus hallet dhe peripecit e zonjës së shtëpisë dhe fëmijëve të cilët janë të detyruar të bëjnë një jetë të cilën nuk e meritojnë aspak. (Rina Turkeshi, TVM2)
