MO mënyra e vetme për zhvillimin dhe avancimin e demokracisë
16 vite pas nënshkrimit Marrëveshja e Ohrit mbetet bazë për ndërtimin e shoqërisë demokratike....

16 vite pas nënshkrimit Marrëveshja e Ohrit mbetet bazë për ndërtimin e shoqërisë demokratike dhe integrimin e vendit në strukturat euro atlantike, vlerësuan të pranishmit në shënimin e përvjetorit të nënshkrimit të kësja marrveshjeje të organizuar nga sekretariatit për implementimin Marrveshjes së Ohrit.
Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi tha se qëllimi i këtij dokumenti ka qenë dhe është zhvillimi një shoqërie paqësore ku respektimi i identitetit etnik dhe mbrojtja e interesave të të gjithë qytetarëve do të jetë primare.
“Marrëveshja e Ohrit dhe parimet e saja janë mënyra e vetme me të cilën në shtetin tonë do të zhvillohet dhe do të avansohet demokracia, do të respektohet karakteri multietnik dhe të gjithë qytetarët tanë do i gëzojnë të drejtat në mënëyrë të barabartë. Që kjo të jetë kështui nevojiten politikanë vizionare, me përgjegjësi të madhe dhe vullnet të fortë politik. Politikan që i bashkojnë e jo që i përçajnë bashkëqytetarët e vet.” – tha kryetari i kuvendit, Talat Xhaferi.
Zv.kryeministri Hazbi Lika pranon se marrëveshja e Ohrit deri me sot nuk gjeti trajtimin e duhur në praktikë, por qeveria aktuale ka ngjaullur shpresat për një Maqedponi demokratike ku do të respektohen të drejtat e të gjitha etniteteve në përputhje me marrëveshjen e Ohrit.
“Sot ka një qasje më objektive dhe partnerët e koalicionit përveç detyrimeve duhet te krenohen me veprat konkrete qe ka marr që në fillim të mandatit për të dhënë sinjale se Maqedonia është e qytetarëve të saj. Duhet të mos harrojmë se ky proces është me rëndësi jetike për ardhmërinë e përbashkët dhe se Marrëveshja e Ohrit po luan një rol kyç për demokratizimin dhe integrimin e vendit” – tha zv. kryeministri për marrëveshjen e Ohrit, Hazbi Lika.
Koncepti qytetarë i shtetit do të garantoj që qytetarët e etnive të ndryshme të jetojnë të lire të barabartë vlerësoi deputetja e LSDM-së Frosina Remenski.
“Ndoshta 16 vite janë pak që qytetarët tanë dhe ata të Ballkanit të mund të kuptojnë dhe pranojnë konceptin qytetar të shtetit kundrejt konceptit nacional të shtetit. Por koha do të tregojë se vetëm koncepti qytetar i shtetit ku jetojnë të lirë dhe të barabartë qytetarët që u takojnë bashkësive të ndryshme etnike, gjuhësore dhe kulturore, mund të jep garanci për largimin e historisë nacionale ose viktimizimin etnik si bazë për ndërtimin e marrëdhënieve bashkëkohore ndërkombëtare të vendeve në rajon” – u shpreh deputetja nga rradhët e LSDM-së, Frosina Remenski.
Në kuadër të këtij organizimi u bë edhe promovimi i librit të profesor Milaim Fetahut me titull “Marrëveshja e Ohrit”
“Vlerësova se kjo marrëveshje ka një vlerë historike se kjo marrëveshje paraqet një gurthemel dhe hap një kapitull të ri në Maqeodni sidomos për tu arritur barazia e shqiptarëve në aspektin shoqëror deh bashkësive të tjera. Njëm kohësisht përshpejton rrugëtimine euroatlantik të vendit” – tha profesori universitar, Milaim Fetahi.
Në këtë organizim morrën pjesë personalitete politike diplomat të huaj dhe intelektual të shumtë. (Ersan Pajaziti, TVM2)
Video materialin mund ta ndiqni në linkun në vijim: http://al.play.mrt.com.mk/play/9709
