Hillari mund të kandidohet për presidente e SHBA-ve
Ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Klinton, ka thënë se hetimet e mëtejshme të Kongresit për sulmet mbi postin diplomatik të SHBA-së në Bengazi më 2012, nuk do ta pengojnë atë nga kandidimi për presidente………..

Ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Klinton, ka thënë se hetimet e mëtejshme të Kongresit për sulmet mbi postin diplomatik të SHBA-së në Bengazi më 2012, nuk do ta pengojnë atë nga kandidimi për presidente.
Klinton i ka bërë këto komente në një intervistë për mediat amerikane.
“Ju e dini, unë mendoj se ishte një tronditje serioze për shkak të forcës së rënies. Kam pasur vizion të dyfishtë për një periudhë të shkurtër kohore. Për arritjet e politikës së jashtme si sekretare e Shtetit, gjërat me Iranin ishin më keq para se Obama u zgjodh. Sanksionet e ashpra në Iran, që mora në tryezën e bisedimeve, treguan rezultat. Tani është koha që të merremi me një marrëveshje apo jo? Unë mendoj se kjo do të jetë shumë e vështirë, por unë dëshiroj ajo të bëhet më mirë. Ju e dini, kjo nuk do të jetë e lehtë”, deklaroi ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Klinton.
Republikanët e kanë akuzuar atë, për shkak se sipas tyre, në atë kohë ajo ka qenë sekretare Shteti dhe se nuk ka bërë më shumë për sigurinë e amerikanëve në Bengazi.
Katër amerikanë, përfshirë ambasadorin Chris Stevens, janë vrarë në sulm. Klinton ka thënë se do të vendosë për garën e mundshme presidenciale “kur ta ndjejë se duhet bërë një gjë të tillë”. (Hamide Ibraimi, TVM2)
