Nepal, 30 të vdekur nga moti i keq; Bangladesh, 13 të vdekur nga vërshimet

14.08.2017 09:54

Moti i keq ka përfshirë më shumë vende të botës. 30 persona kanë vdekur nga vërshimet në Nepal...

Autoritetet njoftojnë për dhjetra njerëz të ngujuar në qytetet Jhapa dhe  Banke.

Ekipet e shpëtimit po punojnë me forca të shumta për të shpëtuar të ngujuarit. Shirat në Himalaje kanë filluar që nga e premtja dhe meteorologët thonë se do vazhdojnë edhe ditët e ardhëshme.

Edhe Bangladeshi vuan pasojat e zonës së shirave. 13 të vdekur dhe qindra të prekur është bilanci i deritanishëm.

Shirat e fuqishëm në 10 distrikte, kanë lënë pasoja të mëdha. Uji mbuloi rrugët, hekurudhat, lagjet dhe shtëpitë. Nëse shiu vazhdon edhe më tej me këtë ritëm, deri në shtator do të lë pasoja të mëdha në të 25 distriktet e vendit, thonë autoritetet.