VMRO-DPMNE interpelancë për ministrin Taravari! Ja reagimi i tij: Krimi nuk i duron reformat

14.08.2017 13:41

VMRO-DPMNE-ja, ka ngritur interpelancë edhe për ministrin e Shëndetëtsisë, Arben Taravarin....

VMRO-DPMNE-ja, ka ngritur interpelancë edhe për ministrin e Shëndetëtsisë, Arben Taravarin të cilin tre ditë e akuzojnë se fsheh për rastin e vajzës  e cila ndëroi jetë, shkaku zorrës së verbër të plasur në trup.

Në kumtesën e partisë opozitare thuhet se Taravari është ministri më i keq i shëndetësisë që qytetarët e Maqedonisë e kanë pasur.

Nga VMRO-DPMNE  shtojnë se në Maqedoni nuk mund të vdesin më shumë njerëz për shkak të kaosit që ka krijuar Taravari.

“Arben Taravari është ministri më i keq që qytetarët e Maqedonisë e kanë pare. Kanë ndodhur disa pasoja fatale tek pacientët, edhe pse deri tani askush zyrtarisht nuk ka dhënë vërtetim se vërtet një 25-vjeçare ka ndërruar jetë për shkak të diagnozës së gabuar. Për këtë arsye kemi dorëzuar votëbesim për të cilin duhet të votojë çdo deputet, pa marrë parasysh përkatësinë partiake” – thonë nga VMRO-DPMNE.

Ministri I Shëndetësisë i përgjigjet interpelancës së VMRO-DPMNE, për MTV2 me një mesazh ku thekson se :

“Eshtë kënaqsi dhe privilegj kur të kërkon interpelancë një parti që është e udhëhequr nga një grup kriminelësh, te verifikuar me përgjimet e ndëgjuara nga e gjithë popullata. Vetë kundërshtimi ndërmjet nesh, tregon që punohet për dy pole të kundërta, krimi nuk duron dot reformën!”, reagon Taravari

Sipas tij, vetë fakti që kriminelëve u pengon puna  me plot mund në Ministrin e Shëndetsisë, edhe një herë vërteton që jemi në rrugë të drejtë dhe të mbarë.