VMRO–DPMNE: PPS punon që të legalizojë kriminalitetin
VMRO-DPMNE sërisht ka akuzuar Prokuroria Speciale Publike....

VMRO-DPMNE sërisht ka akuzuar Prokuroria Speciale Publike, se është kthyer në institucion që punon për kryeministrin Zoran Zaev dhe LSDM-në.
Sipas VMRO-së, Specialia dëshiron të legalizojnë kriminalitetin e Zaevit dhe Verushevskit, të cilët së bashku me të akuzuarit e tjerë në rastin Puç kanë monitoruar në mënyrë të paligjshme thirrje telefonike dhe pastaj i kanë nxjerrë nga konteksti dhe i kanë montuar për të krijuar një fushatë kundër VMRO-DPMNE-së.
“PSP dhe LSDM kanë kryer presione të paligjshme, që video regjistrimet e paligjshme dhe bisedat e montuara të pranohen si dëshmi e ndjekjes së motivuar politikisht të VMRO-DPMNE-së dhe funksionarëve të saj. Presioni politik , që kërkesa e njejtë e PSP-së të pranohet nga ana e Gjykatës së Apelit , ishte shumë i lartë, dhe me të njejtin presion gjykata ishte e detyruar të sjellë vendim jo logjik, me arsyetim të dyshimtë, I cili është jo ligjor dhe skajshmërisht jo i argumentuar, në kundërshtim me nenin 12 paragrafi 2 nga ligji për procedure penale. I njejti është shembull i dukshëm i qëllimit të PSP-së që të legalizojë krimet e Zaevit” – tha Emilia Aleksandrova nga VMRO-DPMNE.
Sipas saj pa asnjë arsyetim logjik, nën presion politik janë marrë dhe pasaportat e një pjese të funksionarëve të VMRO-DPMNE-së, për tu krijuar një imazh negativ në sytë e publikut.
