Gjendja me zjarret, Nikollovski: Buxheti për mbrojtje të pyjeve, do të rritet
Ende nuk është e qartë se sa sipërfaqe me pyje....

Ende nuk është e qartë se sa sipërfaqe me pyje janë djegur nga zjarret që përfshinë Maqedoninë.
Kjo shifër do të bëhet e ditur nesër, pasi ndërmarrja publike "Pyjet e Maqedonisë", të kumtojë shifrat e sakta në seancën qeveritare, thotë ministri i Bujqësisë, Pyjeve dhe Ekonomisë së Ujërave, Lupço Nikollovski.
Sipas tij, nga kjo shifër do të varet edhe vazhdimi apo jo I masës për ndalesë të lëvizjes nëpër pyje. Tashmë janë përforcuar edhe kontrollet , si ato inspektuese edhe ato të policisë pyjore.
“Para fillimit të zjarreve është sjellë vendimi për ndalesë të pjesërishme të lëvizjes nëpër pyje e më pas u vendos edhe ndalesë e tërësishme e lëvizjes. Edhe policia pyjore edhe inpektoriati shtetëror i pyjeve, janë në gadishmëri 24 orë në ditë, jemi vazhdimisht në terren dhe e ndjekim situatën” – tha ministri i Bujqësisë, Pyjeve dhe Ekonomisë së Ujërave, Lupço Nikollovski.
Nikollovski potencoi se masa e djegur e pemëve nuk do të vendoset në qarkullim dhe do të jetë nën kontroll të ashpër nga ana e Inspektoratit.
Paralajmëroi se nga viti i ardhshëm mjetet buxhetore për mbrojtje të pyjeve do të rriten , dhe në vend të 7 milionë denarëve të tanishme do të arrijnë 35 milionë denarë.
"Në dhjetë vitet paraprake dhjetëfish është zvogëluar vlera e buxhetit për mbrojtje të pyjeve, prej 70 milionë denarë në vitin 2006, në 7 milionë në vitin 2017” – u shpreh ministri i Bujqësisë, Pyjeve dhe Ekonomisë së Ujërave, Lupço Nikollovski.
Sipas tij, me vite të tëra nuk është kryer revizioni për të vërtetuar efikasitetin e ndërmarrjeve dhe institucioneve kompetente për pyjet. Tashmë ky revision ka filluar dhe rezultate do të publikohen sapo i njejti të përfundojë.
