Kosovë, dështon seanca konstituive, PAN vazhdon bojkotin, kërkon konsultime
Edhe vazhdimi i radhës i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës....

Edhe vazhdimi i radhës i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, ka dështuar. Në të nuk morrën pjesë as deputetët e koalicionit PAN, e as minoritetet.
Kryesuesi i kuvendit Adem Mikullovci tha se PAN ka lajmëruar se nuk vjen në kuvend deri sa të mbahet edhe një takim konsultativ.
Mikullovci ka ftuar deputetëve të Vetëvendosjes dhe LAA-së që të marrin pjesë në takimin me PAN-in të caktuar për të mërkurën.
“Vetëvendosje dhe kualicioni LAA vine nuk vine punë për ta është , a do të vijnë të marrin apo jo. Por une do të shkoj në takim të mërkurën në orën 10 por vetëm me një pike renditje kur janë të gatshëm të vijnë në seancat e kuvendit dhe le të dalin me emrin e kandidatit për kryetar të kuvendit” – tha kryesuesi i seances konstituive, Adem Mikollovci.
Nga Vetëvendosje Glauk akuzojnë PAN , po bojkotojnë themelimin e institucioneve duke mos u shfaqur në Kuvend, për shkak se nuk i kanë numrat. Edhe për koalicionin LDK -AKR –Alternativa, është e qartë se kush janë bllokuesit e formimit të institucioneve të vendit.
“Nëse PAN nuk ka kandidat tjetër pos Veselit ta zëmë si supozim atëher ne i ftojmë ata nese s’kan propozim tjetër të vijnë dh eta qesin këtë propozim në votim ne jemi të gatshëm të marim pjesë në votim leta qesin Kadri veselin nëse osht ma I duhuri dhe nese nuk kanë kandidat tjetër” – u shpreh Glauk Konjufca nga VV.
“Është për keqardhje dhe është fyerje për qytetarët e vendit që deputetët e zgjedhur nuk marrin pjes në séance të thirur në mënyr të rregullt nga kryesuesi i seancës.Mendoj se tanimë është e qartë për të gjithë pa përjashtim se kush janë bllokuesit e formimit të institucioneve të vendit është kualicioni i udhëhequr ngaPDK dhe mua më vjen keq që edhe përfaqësuesit e minoriteteve nuk janë sot prezenet dhe i bashkangjiten atij kualicioni” – deklaroi Avdulla Hoti nga LAA.
Por edhe përkundër apeleve të kryesuesit të Kuvendit, Vetëvendosje bëri të qartë se nuk ka ndërmend të marrë pjesë në takimin konsultativ të mërkurën . LAA do ti bashkangjitet të njejtit. (Gyltene Sinani, TVM2)
