Dy vite dënim me kusht për Urkon, GjTh: Familja e viktimës, nuk kërkoi ndjekje penale

14.08.2017 15:24

Vetëm dy vite dënim me kusht për Ish truprojën e ish kryeministrit Gruevski, Dejan Mitrevski-Urko....

Vetëm dy vite dënim me kusht për Ish truprojën  e ish kryeministrit Gruevski, Dejan Mitrevski-Urko, i cili aksidentoi për vdekje një 22 vjeçar verën e kaluar.

Nga Gjykata Penale informojnë se aktgjykimi është miratuar me 20 qershor 2017 nga gjykatësja Biljana Kocevska.

Familja e viktimës, nuk ka kërkuar që Urko të ndiqet penalisht as nuk kanë kërkuar kompensim.

“Ekspertiza ka konfirmuar se mjeti motorik ka  lëvizur me shpejtësi 94.6 km në orë dhe nuk ka pasur drita përpara. Pala e dëmtuar para gjykatës ka deklaruar se nuk kërkojnë dënim dhe nuk përfshihen në ndjekjen penale. I  akuzuari,  është shpallur fajtor dhe Gjykata i ka caktuar dy vite dënim me kusht “, thonë  nga Gjykata Themelore Shkupi 1.