Shkarkimi i Zvërlevskit, vazhdimi i 10-të
Në vazhdimin e dhjetë të seancës plenare, në të cilën diskutohet për shkarkimin e kryeprokurorit publik....

Në vazhdimin e dhjetë të seancës plenare, në të cilën diskutohet për shkarkimin e kryeprokurorit publik deputet e kolaivionit të VMRO DPMNE-së vazhduan me replika dhe kundër replika mes veti.
ALIMI: VMRO KEQPËRDOR RREGULLOREN E KUVENDIT
Koordinatori i grupit parlamentar të BDI-së, Ejup Alimi, akuzoi deputetët e VMRO-së se me këtë qasje po keqpërdorin foltoren e Kuvendit dhe po pengojnë reformat dhe punën e qeverisë.
“Këtu jemi dëshmitarë se deputetë të VMRO DPMNE-së, nga 10 grupe parlamentare i replikojën njëri tjetrit, tani ose le t’i tregojnë opinionit nëse ka ndryshuar politika e tyre apo 10 grupe parlamentare kanë politika të ndryshme. Vetëm atëherë kjo do të ishte e arsyeshme. Përderisa jeni një parti politike ju vetëm e keqpërdorni Rregulloren e Kuvendit duken I repliku njëri tjetrit.” – tha Ejup Alimi nga rradhët e BDI-së.
TUNTEV: NUK MARRIM PJESË NË DEBAT TË PAKUPTIMTË
Ndërkaq, koalicioni I shumicës parlamentare është dakorduart që të heq dorë nga diskutimet dhe replikat për të evituar kursin që dikton VMRO DPMNE.
“Sipas asaj që u dakorduam si shumicë parlamentare, ne nuk marrim pjesë në këtë debat të pakuptimtë. Dëshmi për këtë është edhe tërheqja e koleges tonë Zhaklina Llazareska, dëshmi është ajo që të gjithë hoqëm dorë nga diskutimet tona që kjo burleskë të mbarojë sa më shpejtë rreth shkarkimit legal të kryeprokurorit publik.” – u shpreh Tomisllav Tuntev nga LSDM.
DIMOVSKI: LSDM I HIK DEBATIT
Opozita, me ironi, përshëndeti tërheqjen e shumicës nga debati.
“Unë e përshëndes faktin që kolegët e LSDM-së në formë konstruktive u tërhoqën nga diskutimi për shkarkimin e Marko Zvërlevskit, njësoj, ata, u tëhroqën edhe nga diskutimi për zjarret, në formë konstruktive u tërhoqën edhe nga diskutimi për marrëveshjen me Bullgarinë.” – tha Ilija Dimovski nga VMRO DPMNE.
Ndryshe, kryeparlamentari Talat Xhaferi disa herë u tërhoqi vëmenden deputetëve që t’i përmbahen rrendit të ditës dhe të dikutojnë rreth propozimit për shkarkimin e kryeprokurorit Zvërlevski.
Qeveria i propozon Kuvendit që të shkarkojë Marko Zvërlevskin nga funksioni prokuror publik i RM-së, për shkak të ushtrimit të funksionit në kundërshtim me ligjin, profesionalizëm të pamjaftueshëm dhe reagimit jo në kohë. (Shpëtim Nuredini, TVM2)
