Maqedoni

Subvencionet në bujqësi, Nikollovski: Paguhen deri në fund të

14.08.2017 16:07

Rreth 50 milionë euro subvencione janë paguar gjatë dy muajve të fundit në bujqësi...

Rreth 50 milionë euro subvencione janë paguar gjatë dy muajve të fundit në bujqësi, ndërsa për t’u paguar mbeten edhe 15 milionë euro, për të cilat vendimet janë përgatitur, informoi ministri i Bujqësisë, Ljupço Nikollovski.

Sipas tij, edhe sivjet  , më shumë paguhen borxhet e mbetura se ndihma që duhet të jepet për këtë vit.

Në lidhje me 15 milionë eurot e mbetura, Nikollivski tha se bëhet fjalë për subvencione për bujqit tek të cilët kontrollet kanë treguar mospajtueshmëri të gjendjes së paraqitur të asaj në terren.

Nikollovski informoi se deri në fund të vitit, do të paguhen edhe 6 milionë euro shtesë ndihmë për bujqit e rinj dhe për mbjelljen e plantacioneve të reja.