Bojkoti i opozitës thellon krizën politike
Qëndrimi dita ditës më i ngurtë i LSDM-së që t’i bojkotojë institucionet e sistemit të Shtetit dhe mospranimi i mandateve, krijon krizë të thellë politike për Maqedoninë……….

Qëndrimi dita ditës më i ngurtë i LSDM-së që t’i bojkotojë institucionet e sistemit të Shtetit dhe mospranimi i mandateve, krijon krizë të thellë politike për Maqedoninë.
Kështu deklaron analisti, Mersel Bilalli, i cili vlerëson se kjo krizë akoma më shumë vështirëson rrugën e integrimeve euroatlantike të vendit.
“Është një pozitë politikisht e vështirë, pasi një Shtetit që është kandidat dhe pretendon t’i avancon proceset euro-integruese, të funksionon pa opozitën, është fjala për një invaliditet i procesit politik. Pra, ne në të gjitha raportet e KE-së, ndër vërejtjet kryesore kemi pasur edhe dialogun politik. Gjithë kjo që ndodhi me zgjedhjet dhe të gjitha proceset sidomos me mediat, krimin e organizuar dhe kontrollin e institucioneve nga ana e Pushtetit Ekzekutiv, mund të jetë me pasoja të vështirësuara. Kështu që mendoj se në të ardhmen e ardhshme do të jetë problematike”, deklaroi analisti politik, Mersel Bilalli.
Analisti Mersel Billalli shton se strukturat menaxhuese duhet në maksimum të shfrytëzojnë kohën e mbetur deri në samitin e NATO-s, që të gjejnë zgjidhje ose të ofrojnë variant për gjetjen e zgjidhjes lidhur me emrin. Sipas Bilallit, Qeveria e ardhshme do të jetë tërësisht pa opozitë në Kuvend, pasi edhe partia shqiptare opozitare u shpreh se do të mbështesë Qeverinë e ardhshme.
“Për fat të keq ne opozitë shqiptare nuk kemi, fundja edhe vetë ata u deklaruan se nuk janë opozitë dhe se e përkrahin Pushtetin. Ky është një rast unanim në aspekt negativ. Unë pres në të ardhmen ndoshta të ndërtohet një opozitë e mirëfilltë shqiptare, që ndoshta të jetë në interes të përbashkët edhe i partisë që është në Pushtet”, theksoi analisti politik, Mersel Bilalli.
Analisti Bilalli shton se Maqedonia dita ditës më tepër po ndodhet pranë një krize më të thellë politike, se sa pranë gjetjes së ndonjë krize racionale dhe të duhur. (Mefail Ismaili, TVM2)
