Maqedoni
Qendra për Menaxhim me Kriza, zjarret ne Makedonski Brod janë shuar tërsisht
14.08.2017 17:12
Shuhen tërsisht vatrat e zjarrit në komunën e Makedonski Brodit, ndërsa në komunën e Çashkës zjarret...

Shuhen tërsisht vatrat e zjarrit në komunën e Makedonski Brodit, ndërsa në komunën e Çashkës zjarret janë vënë nën kontroll. Këto janë dy komunat në të cilën është shpallur gjendje e jashtëzakonëshme dhe për ditësa javë me rradhë institucionet po luftojnë me zjarret.
Edhe më tej kemi zjarre aktive në komunat tjera të vendit, në Kërçovë, Dollnen, Prilep dhe Stugë, por në tëren janë ekipe të cilat intervenojnë për shuarjen e tërsishme të tyre, tha Nadica Vckovska në QMK.
“Në njërën nga zonat ku është shpallur gjendje e jashtëzakonëshme. Pra në komunën e Makedonski Brodit të gjitha vatrat e zjaarrit janë fikur, të cilat ishin aktivë në afërsi të fshatrave Vollqe, Zagrad,Rastesh, Zdunja, Blizanso dhe Grashnica. Në zonën tjetë, pra në Komunën e Cashkës zjarri në vendin e quajtur “Koka e Jaseminës” I cili shkonte në drejtim të fshatit Popadija është lokalizuar. Në terren atje janë ekipe nga Ekonomija Pyjore “Babuna” për të kontrolluar vendin.Zjarri në tunelin e Bogomilës në këtë rajon, është vënë nën kontroll dhe atje janë derguar ekipe, të cilët kryejn kontroll të sipërfaqes së djegur nga ana e pesë të punësuarve të EP “Babuna””, shprehet Nadica Vckovska nga Qendra për Menaxhim me Kriza.
Në komunën e Kërçovës, në vendin Fërllogoec, po digjen drunjët dhe bari I thatë, dhe për shuarjen e këtij zjarri për momentin po intervenojnë persona nga ndërmarrja e pyjeve 'Llopushnik', nga Kërçova", tha Vëçkova.
Zjarri në afërsi të vendbanimeve Mazhurishte, Mramorani dhe Gorno Sello, në Prilep është vënë nën kontroll.
Në rajonin e Strugës në vendin Toskë, midis fshatrave Bogojci dhe Tatesh është hapur një vatër e re zjarri në pyellin midis këtyre dy fshatrave dhe atje momentalisht janë duke intervenuar ndërmarrja e pyjeve “Jabllanica” dhe ekipet e zjarrëfikëzve të Stugës.
Nga QMK , përkujtojnë qytetarët se ende egziston ndalesë për levizje nëpër pyje dhe janë ritur kontrollet e MPB-së në bashkpunim me policinë Pyjore.
FARIJE DAUTI-BAKIJU
