Maqedoni

Shkarkimi i Zvërlevskit: Debat i pafund, replika mes deputetëve të VMRO-së

14.08.2017 18:17

Në vazhdimin e dhjetë të seancës plenare, në të cilën diskutohet për shkarkimin e kryeprokurorit publik...

Në vazhdimin e dhjetë të seancës plenare, në të cilën diskutohet për shkarkimin e kryeprokurorit publik deputet e kolaivionit të VMRO DPMNE-së vazhduan me replika dhe kundër replika mes veti.
 
Koordinatori i grupit parlamentar të BDI-së, Ejup Alimi, akuzoi deputetët e VMRO-së se me këtë qasje po keqpërdorin foltoren e Kuvendit dhe po pengojnë reformat dhe punën e qeverisë.   
 
“Këtu jemi dëshmitarë se deputetë të VMRO DPMNE-së, nga 10 grupe parlamentare i replikojën njëri tjetrit, tani ose le t’i tregojnë opinionit nëse ka ndryshuar politika e tyre apo 10 grupe parlamentare kanë politika të ndryshme. Vetëm atëherë kjo do të ishte e arsyeshme. Përderisa jeni një parti politike ju vetëm e keqpërdorni Rregulloren e Kuvendit duken I repliku njëri tjetrit”, shprehet deputeti i BDI-së, Ejup Alimi.   
 
Ndërkaq, koalicioni I shumicës parlamentare është dakorduart që të heq dorë nga diskutimet dhe replikat për të evituar kursin që dikton VMRO DPMNE.   
 
“Sipas asaj që u dakorduam si shumicë parlamentare, ne nuk marrim pjesë në këtë debat të pakuptimtë. Dëshmi për këtë është edhe tërheqja e koleges tonë Zhaklina Llazareska, dëshmi është ajo që të gjithë hoqëm dorë nga diskutimet tona që kjo burleskë të mbarojë sa më shpejtë rreth shkarkimit legal të kryeprokurorit publik”, shprehet deputeti i LSDM-së, Tomisllav Tuntev.
 
Opozita, me ironi, përshëndeti tërheqjen e shumicës nga debati.  
 
“Unë e përshëndes faktin që kolegët e LSDM-së në formë konstruktive u tërhoqën nga diskutimi për shkarkimin e Marko Zvërlevskit, njësoj, ata, u tëhroqën edhe nga diskutimi për zjarret, në formë konstruktive u tërhoqën edhe nga diskutimi për marrëveshjen me Bullgarinë”, shprehet deputeti I VMRO-DPMNE-së, Ilija Dimovski.   
 
Ndryshe, kryeparlamentari Talat Xhaferi disa herë u tërhoqi vëmenden deputetëve që t’i përmbahen rrendit të ditës dhe të dikutojnë rreth propozimit për shkarkimin e kryeprokurorit Zvërlevski.
 
Qeveria i propozon Kuvendit që të shkarkojë Marko Zvërlevskin nga funksioni prokuror publik i RM-së, për shkak të ushtrimit të funksionit në kundërshtim me ligjin, profesionalizëm të pamjaftueshëm dhe reagimit jo në kohë.
 
SHPËTIM NUREDINI