Maqedoni
Sindikata e pavarur e policisë mbron policin që gjuajti
14.08.2017 18:49
Sindikata e pavarur e policisë vlerëson se polici i cili ka gjuajtur me armë adoleshentët në Strumicë ka vepruar sipas ligjit...

Kryetari i sindikatës, Goce Delçev Todev tha se avokatët e sindikatës janë në terren dhe do t’i dalin në mbrojte policit.
“Ekipi I avokateve dhe sindikati I pavarur I policies fuqishem mbrojmë qëndrimin për përkrahjen e policit në korniza te ligjit qe na e lejon këtë, nuk do të lejojmë që qytetar të caktuar që bukfalisht thyejn ligjet i shkelin edhe policët, policët të mbeten fajtorë ndërsa ata që shkelin ligjin të mbeten gjithmon palë pozitive”, shprehen nga sindikata e pavarur e policeve.
Nga VMRO DMPNE kërkojnë që ministri Oliver Spasovski të jep doreheqje për arsye morale.
“Të dy djelmoshat, janë viktim të sjelljes jo profesionale dhe brutale të policis në Strumicë , drejt tyre ka shtën policia e Stumicës të ciln e udhëheq shefi Tanqo Prokojski kuadër i Oliver Spasovskit, pa përvoj në udhëheqësi, pa arsimim adekuat, Prokojski është emëruar vetëm që të shpërndaj vendime dhe ta pastizoj policinë”, shprehet Sasho Pavlovski nga VMRO-DPMNE.
Ndërkohë nga LSDM akuzojnë VMRP DMPNE – në se 11 vite e ka keqperdorur Ministrinë dhe policinë në ballafaqimin e saj me ata që nuk mendon njejtë si ata.
“Vmro DPMNE nuk mund të përballen me faktin se më nuk ekziston më MVRO-VMRO dhe që më nuk ka fshehje dhe ikje nga përgjegjesia. Përkundrazi MPB punon profesionalisht dhe të gjithë ata që do të veprojë kundër ligjit do të ketë përgjegjësi pa mar parasyshë përkatsine etnike apo fetare, gjë që u dëshmua edhe me rastin në Strumicë”- thuhet në kumtesën e LSDM-së.
Kontrolli i mbrendshem i MPB pas kontrollimit vërtetoi se polici nga Strumica në mënyrë të pa bazë e ka përdorur pistoleten me cka pas tij është hapur procedurë diciplinore.
AIDA AVDULLAI-ZIBERI
