KULTURË

Hapet edicioni i 12-të i “Këngëve të pensionistëve”

10.06.2014 17:09

12 vite me radhë Shoqata e Pensionistëve kontribuon nëpërmjet traditës, folklorit dhe aktiviteteve tjera të këtij lloji, tha me këtë rast ministrja e Kulturës, Elizabeta Kanceska-Mileska, e cila ishte e pranishme në këtë eveniment kulturor……

Hapet edicioni i 12-të i “Këngëve dhe Valleve të Pensionistëve” në Shkup. 12 vite me radhë Shoqata e Pensionistëve kontribuon nëpërmjet traditës, folklorit dhe aktiviteteve tjera të këtij lloji, tha me këtë rast ministrja e Kulturës, Elizabeta Kanceska-Mileska, e cila ishte e pranishme në këtë eveniment kulturor.

“Muzika dhe krijimtaritë burimore janë shumë të rëndësishme për etninë tonë. Revia, kënga, muzika e pasurojnë kulturën tonë, në këtë manifestim kontribuues janë të gjithë qytetet e Maqedonisë, të cilët kontribuojnë në pasurimin e kulturës sonë”, deklaroi ministrja e Kulturës, Elizabeta Kanceska-Mileska.

“Nëpërmjet këtij manifestimi, programeve të ndryshme, Ministria e Kulturës dhe Qyteti i Shkupit dëshiron një jetë më të mirë të pensionistëve. Në këtë manifestim ka mbi 40 Shoqata të Pensionistëve nga qytete  të ndryshme të Maqedonisë, i cili erdhi si rezultat i  një marrëveshjeje të përbashkët”, theksoi kryetari i Shkupit, Koce  Trajanovski.

Ndryshe, në këtë manifestim pjesë e këtij edicioni të këngëve dhe valleve ishin edhe përfaqësues të kulturës shqiptare. (Memedali Jusufi, TVM2)