Maqedoni

Regjistri Qendror i Maqedonisë: Nuk ka keqpërdorime në zgjedhjet brenda LSM-së

14.08.2017 19:50

Në pretendimet e ish-kryetarit Zhivko Mitrevski se ka parregullsi në vendimin për ndërrimin e tij...

Në pretendimet e ish-kryetarit Zhivko Mitrevski se ka parregullsi në vendimin për ndërrimin e tij, ka reaguar  Regjistri Qendror i Maqedonisë.

”Vendimi është dhënë nga ministrja Milla Carovska më 4 gusht. Në bazë të këtij vendimi, duke respektuar nenin 13 të ligjit për sistemit njësportelësh, informojmë se zgjedhjen e Dimovskit e vlerësojmë si ligjore”, reagojnë nga Regjistri Qendror i Maqedonisë.