Maqedoni
Një grabitës ka marrë rreth 40 mijë denarë nga një bastore në Shkup
14.08.2017 20:43
Një i panjohur nën kërcënimin me pistoletë ka kryer grabitje të bastores "Sport-lajv" në rrugën "Gjorçe Petrov"...

Një i panjohur nën kërcënimin me pistoletë ka kryer grabitje të bastores "Sport-lajv" në rrugën "Gjorçe Petrov" në Shkup dhe ka marrë rreth 40.000 denarë nga qarkullimi ditor.
Siç citohet në Buletinin policor, grabitja është kryer mbrëmë rreth orës 22:50 minuta, ndërsa e ka denoncuar i punësuari në këtë bastore.
Policia merr masa për gjetjen e autorit./mia
