Botë
France, makina futet në piceri, vdes 12 vjeçarja
15.08.2017 10:56
Një makinë u fut në një piceri në qytezën Sept-Sorts në lindje të Parisit, duke lënë të vdekur një vajzë 12 vjeçare dhe duke plagosur 13 të tjerë...

Sipas policisë, shoferi qëllimisht goditi darkuesit, por shenjat e para nuk lënë të kuptohet se bëhet fjalë për një akt terrorizmi. Policia e arrestoi shoferin, një 32 vjecar që vuante nga depresioni.
“Një burrë me një makinë BMV, goditi me shpejtësi picerinë e mbushur plot mer njerëz. Një vajzë 12 vjecare fatkeqsisht ndërroi jetë, 5 të lënduar janë në gjendje të rëndë, një djalë 3 vjecar ëhstë dërguar në spitalin Necker në gjendje shumë të rëndë, edhe 8 persona të tjerë janë në spital por me lëndime më të lehta”, tha Eric De Valroger, zv prokuror në Meaux.
Shoferi jetonte në një fshat afër Sept-Sorts, rreth 41 kilometra në lindje të Parisit dhe të shtunën kishte provuar të kryej vetëvrasje. Incidenti ndodhi më pak se një javë pasi që një algjerian u arrestua nën dyshimet se qëllimisht goditi me makinë një grup ushtarësh në Paris duke plagosur gjashtë prej tyre.
