Botë
Konflikti Kore e Veriut- SHBA, Kim Jong tërhiqet, nuk sulmon Guamin
15.08.2017 12:06
Kim Jong-un është tërhequr nga kërcënimi për të sulmuar me raketa Guamin, një territor i Shteteve të Bashkuara në Paqësorin Perëndimor...

Guami zuri vend në mediat ndërkombëtare pas deklaratave të Penianit se do të “shfarosë Shtetet e Bashkuara duke nisur me Guamin”. Por pak ditë pas kësaj deklarate, vetë lideri suprem i vendit komunist është tërhequr.
Ne jemi të përgatitur për të sulmuar Guamin, por para se të ndërmarrim ndonjë veprim, do të shohim se çfarë do të bëjnë imperialistët amerikanë tha ai, duke përjashtuar kështu mundësinë që Koreja e Veriut të sulmojë e para ishullin.
Presidenti i Koresë së Jugut, Moon Jae-in i kërkoi dje Uashingtonit vetëpërmbajtje dhe tha se askush nuk mund të ndërmarrë një sulm ushtarak në Gadishullin e ndarë pa miratimin e Seulit.
