Botë

Panik në Londër, shpëthim e tym në Holborn, nga një tren me difekt

15.08.2017 12:39

Stacioni i nëntokësor i trenave Holborn, në Londrën Perëndimore është evakuuar pasi tymi nisi të mbushte platformën...

Por, pas panikut të fillimit , u tha se gjithçka kishte ndodhur si pasojë e një problemi me një tren dhe shërbimet e emergjencave po hetonin ngjarjen.Pasagjerët thanë se kishin dëgjuar një shpërthim të madh në stacion rreth orës 9 të mëngjesit të së martës.
 
Pamjet e publikuara  tregonin tymin që mbushte platformën dhe shërbimet e emergjencave jashtë stacionit. Zyrtarët thanë se stacioni ishte mbyllur dhe ishin në veprim skuadrat e zjarrfikësve që kishin reaguar pas një alarmi për zjarr.