Menduh Thaçi, homazh te varri i Arbën Xhaferit
Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi sot ka bërë homazhe tek varri i Arbën Xhaferit në Tetovë...

Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi sot ka bërë homazhe tek varri i Arbën Xhaferit në Tetovë, në shenjë përkujtimi në pesë vjetorin e ndarjes nga jeta të ish-liderit dhe themeluesit të kësaj partie.
Arben Xhaferi u nda nga jeta pasditen e 15 gushtit 2012 në moshën 64-vjecare. Ai vuante nga sëmundja e Parkinsonit, që ishte edhe shkak për tërheqjen e tij nga aktivitetet partiake. Xhaferi ra në gjendje kome për gati 7 ditë pas një hemorragjie cerebrale në tru, mbrëmjen e 8 Gushtit
Xhaferi ka qenë deputet i Parlamentit të Maqedonisë që nga viti 1994. Ai synonte krijimin e një sistemi dydhomësh në institucionin ligjvënës. Në kohën e konfliktit të armatosur në vitin 2001, partia e tij ishte në pushtet.
Ai është një nga nënshkruesit e Marrëveshjes së Ohrit, por me zvarritjen e zbatimit të saj, ai synonte një marrëveshje të re midis shqiptarëve dhe maqedonasve. Xhaferi njihej për opinionet filozofike gjatë paraqitjeve në media dhe është autor i shumë eseve dhe artikujve analitikë, pas tërheqjes nga politika aktive.
